Njihuni me 77 vjeçarin e njohur dhe shumë të suksesshëm me të cilin është “dashuruar” Diola e ‘Big Brother VIP’(Foto)

Diola Dosti, një nga banoret e “Big Brother VIP”, është treguar së fundmi e hapur në një bisedë me Dean, duke rrëfyer se ka rënë në dashuri me një 77-vjeçar.

Diola tha se nuk dashurohet dot me fizikun e njerëzve, por me mendjen e tyre.

“O Dea, nuk e di se unë këtë problem kam dhe me meshkujt. Nuk dashurohem dot me fizikun. E kam shumë të rëndësishme mendjen.

Dhe ai ishte aq i zgjuar. Unë e shikoja atë, sytë e tij ishin sikur shikoja botën. Ishte online. Kur i thosha shoqeve të mia

“Kam rënë në dashuri”, ato thoshin “Ti je e çmendur, ai është 77 vjeç”, tha ajo.

Në fakt Diola i referohej një dashurie platonike, pasi personi për të cilin ajo po fliste është Bob Proctor, mentor dhe autor librash.

Pra nuk ka patur një raport dashurie apo njohje, por e ka njohur përmes trajnimeve që ai zhvillon online.

Ai ishte i njohur për librin e tij më të shitur në New York Times “You Were Born Rich”. Diola ka treguar se herë pas here bën trajnime për sukses, rritje dhe përmirësimin e vetes./TeleshkronjaPost/

- Teleshkronja Post https://teleshkronjapost.com/njihuni-me-77-vjecarin-e-njohur-dhe-shume-te-suksesshem-me-te-cilin-eshte-dashuruar-diola-e-big-brother-vipfoto/