Pllaka “Dardanus” e sigurt, u zhvendos në Parkun Arkeologjik të Shkupit nën mbikqyrjen e Ambasadorit të Kosovës

Gjatë punimeve nga një person privat në Karposh të Shkupit është hasur në disa varreza të vjetra që dyshohet se datojnë nga koha e Mbretërisë Ilire. Interesim të madh ka ngjallur një prej pllakave në të cilën edhe shkruan “Dardanus”.

Por çfarë po ndodhë më atë pllakë, cila është gjendja e saj dhe si po shkojnë gërmimet në atë pjesë të Shkupit.

Lidhur me këtë për Gazetën Express ka folur Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore Arian Asllanaj.

Ai ka konfirmuar se pllaka me “Dardanus” nuk është dëmtuar dhe se me shumë kujdes është zhvendosur drejt parkut arkeologjik të Shkupit.

“Ajo nuk është dëmtuar, sidomos mbishkrimi që është shumë e ruajtur dhe është ekspozuar në parkun arkeologjik të Shkupit ku është shumë pak metra prej varrezave”, ak thënë Asllanaj për Gazetën Express.

Asllanaj ka thënë se gërmimet po vazhdojnë dhe se në vendin ku janë hasur këto varreza të vjetra nuk ka leje për të vazhduar ndërtimi derisa të përfundohet procesi i punimeve arkeologjike.

“Aty nuk ka leje për ndërtim derisa nuk kryhen punimet arkeologjike. Nuk e dimë se çfarë do të dalë. A del diçka tjetër a s’del. Kjo është po e presim edhe hulumtimin. Pllaka nuk është e dëmtuar”, ka shtuar tutje Asllanaj.

- Teleshkronja Post https://teleshkronjapost.com/pllaka-dardanus-e-sigurt-u-zhvendos-ne-parkun-arkeologjik-te-shkupit-nen-mbikqyrjen-e-ambasadorit-te-kosoves/

Ai ka thënë se pllaka me mbishkrimin “Dardanus” është zhvendosur drejt parkut arkeologjik të Shkupit me mjete speciale. Asllanaj ka thënë se ajo pllakë do të ruhet dhe se nuk humbet.

“Është zhvendosur me mjete speciale që të mos dëmtohet. Ajo nuk humbet. Do të mbetet aty. Do të çohet në muze . Mos keni merak se nuk humb ajo”, ka shtuar tutje Asllanaj.

Ai në fund ka treguar se para se të bëhej zhvendosja e pllakës me “Dardanus” aty ka qenë ambasadori i Kosovës në Maqedoni të Veriut, Florian Qehaja i cili ka konstatuar se pllaka s’është dëmtuar dhe se i njëjti edhe pas zhvendosjes në muzeun arkeologjik e ka inspektuar pllakën dhe ka konfirmuar se gjithçka është në rregull me të.

“Ambasadori juaj ke, ishim bashkë me të e pa me sytë e vet, para se me e zhvendos, krejt në rregull tha është nuk është e dëmtuar, e dërguam pastaj atje, e pa përsëri dhe tha krejt në rregull është”, ka përfunduar Asllanaj për Gazetën Express.

Lidhur me këto gjetje në Shkup ka reaguar edhe Enis Sulstarova i cili ka bërë thirrje që të ruhen, meqë thotë se ato dëshmojnë të kaluarën e shqiptarëve.

“Zbuluar ne Shkup nga eskavatoret! Deshmite per te shkuaren tone ne meshire te fatit! Arkeologet dhe historianet te ngrene alarmin per te ruajtur zonen arkeologjike nga po nxirren pllakat! (Pa prova materiale e kemi me kollaj te shesim gjepura te tipit Thoti fliste shqip)”, ka shkruar Sulstarova para tri ditësh.

Ai ka publikuar edhe disa fotografi të këtyre gjetjeve në Shkup./TeleshkronjaPost/