‘Po fluturon shumë, ulu pak’, Olta akuzon produksionin që lidhet me Luizin
Aktorja e famshme, Olta Gixhari është dëgjuar shpesh në “Big Brother VIP” të akuzojë produksionin se është në anën e Luizit. Njëjtë ka bërë dhe së fundmi.
Ajo është shprehur se Luizi po fluturon në shtëpi dhe kjo pasi “ia kanë shtruar rrugën”.
“Të ka hypur vetja në qejf shumë o Luiz. Duhet të të ulet një çikë. Duhet të të ulen pendët. Se po fluturon shumë. Po nuk ke faj ti që po fluturon, po ta kanë shtruar rrugën që të fluturosh.Të kanë përkëdhelur shumë këtu”, ka thënë Olta.
Mos të harrojmë poashtu që Olta dhe Luizi të dy janë në nominim sonte./TeleshkronjaPost/