Polici i plagosur në veri Alban Rashiti, jashtë rrezikut për jetë, e konfirmon kryeministri Kurti
Pas ngjarjes së kobshme ku një polic u vra dhe një tjeter mbeti i plagosur në veri të Kosovës, erdhi edhe një reagim reagim tjetër nga kryeministri Kurti në Facebook, pasi vizitoj policin e plagosur në QKUK, transmeton TeleshkronjaPost.com .
Postimi i plotë i kryeministrit Albin Kurti rreth policit të plagosur në veriun e Kosovës .
Operacioni i heqjes së predhës nga krahërori i majtë i policit Alban Rashiti është kryer me sukses sot në mëngjes. Predha ishte e një granate dore që e hodhën kriminelët e orkestruar nga Serbia në drejtim të policisë së Kosovës gjatë sulmit të tyre terrorist afër urës në Banjskë të Zveçanit. Gjatë vizitës në Klinikën Kirurgjike të QKUK-së takova edhe familjen e Albanit e cila erdhi nga Velekinca e Gjilanit. Polici i plagosur Alban Rashiti do të lirohet sot nga spitali.
Tash në ora 10:00 kemi mbledhje të Këshillit të Sigurisë të Republikës së Kosovës.