Prishet miqësia, Luizi – Jorit: Do të të eliminoj, më ke provokuar
Jori Delli krijoi një miqësi të ngushtë me Luizin. Dyshja shihej nëpër shtëpi duke kënduar, kërcyer apo duke bërë humor me njëri-tjetrin. Mirëpo duket se kjo miqësi nuk zgjati dhe aq shumë.
Këngëtari i ka thënë së fundmi modeles se nuk është mikja e tij dhe se do ta eleminoj nga shtëpia kjo për shkak se Luizi nuk ia fal dot gabimet që ajo ka bërë ndaj tij.
Gabimi i parë ishte që bëri pjesë edhe Luizin tek një shaka që u bëri banorëve të tjerë dhe i dyti që përmendi ish të dashurin e Kiarës, këngëtarin Butrint Imeri për ta provokuar atë.
Edhe pse Jori u shpreh se nuk i ka bërë me qëllim të keq, për Luizin kjo tashmë nuk vlen më dhe e do të eleminuar Jorin./TeleshkronjaPost/