Pse e përmendi Luiz Ejlli Hashim Thaçin në Big Brother VIP ?
Banori më i përfolur i Big Brother Vip Albania 2, Luiz Ejlli është zgjedhur “kryeministër i qeverisë së krijuar brenda shtëpisë”, një lojë e organizuar nga Vëllai i Madhë.
Derisa po fliste për këtë organizim të lojës shkodrani 37 vjeqarë, Luizi e ka përmendur ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.
Hashim Thaçi aktualisht gjendët në Hagë, pasi është duke u gjykuar nga Prokuroria Speciale, shkruan TeleshkronjaPost.com
Arsyeja konkrete pse Luizi e përmendi ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, është kjo sipas tij:
“Unë aty e thash me anë të kësaj deklarate e shpalli Big Brother të pavarur dhe demokratik. Edhe Hashim Thaçi ka thënë se më anë të kësaj deklarate e shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik. Emocion ka qenë… Prandaj e thash. Doli aty Hashimi, kamera ka qenë vetëm në njërën anë… Ishte bllokuar Prishtina atë ditë”, tha Luizi teksa Nita i tha sa mirë që e mban mend.
Lexo: Çfarë thonë shqiptarët e Kosovës për Luiz Ejllin?