Sipas Bledi Manes kjo është ‘ana e errët’ e Luizit në lojën e BBVA
Publicisti dhe gazetari Bled Mane i surprizoi të gjithë në “Big Brother VIP”, ku ndryshe nga sa pritej u shfaq i qetë, nuk u përfshi shumë në debate dhe po ashtu nuk u tregua shumë provokues.
Në një intervistë ditën e sotme, Bledi u shpreh për Luizin se ishte lojtar, madje e shikon si një finalist. Por, ai ka zbuluar një ‘anë të errët’ të Luizit si lojtar duke thënë se ka veti të vejë njerëzit me shpatulla pas murit dhe t’i grushtojë pa ndalesë.
“Luizi kishte një veti që të vinte me shpatulla mbas murit dhe të grushtonte pa ndalesë edhe nëse arbitri i frynte bilbilit. Unë kam qenë një nga njerëzit që nuk kërkoja që të ndërhyja në këto debate sepse gjatë kohës që Luizi bullizonte dhe vajzat, si rasti i Teas, u lemerisa kur i përmendi format, gjoksin, vithet dhe asnjëra nga femrat aty nuk reagoi”.-tha Bledi.
Kujtojmë se hyrja e Bledit në “Big Brother VIP” ngjalli shumë polemika. Kjo pasi pak javë para se të hynte ai jo vetëm u shpreh kundër Luizit, por hodhi edhe akuza të rënda ndaj tij.
“Luizin e njoh pak a shumë personalisht. Është një djalë çapkën, i cili ka dështuar si këngëtar, por ka triumfuar si aktor. Një diplomat që ka dështuar, por ka triumfuar si aktor. Një djalë që ka një ves, bixhozin, dhe uroj që kur të dalë mos ta ketë“ – ka deklaruar Bledi në “E diell” para disa javësh.
Por, në BBVA ai nuk debatoi shumë me Luizin dhe provokimi më i “keq” ishte ai i ditës së parë kur i tha se “i njeh mirë bastet”./TeleshkronjaPost/