Sulmohet Valon Syla, gazetari reagon dhe tregon kush e bëri

Gazetari Valon Syla ka publikuar në rrjetin social Facebook reagimin e tij ndaj sulmit që u bë mbrëmë nga tre persona në hyrje të një lokali në Breg të Diellit, në Prishtinë.

Sipas tij, sulmi ka ndodhur si pasojë e reagimeve të tij në lidhje me një automjet që iu dhurua hoxhës Mazllam Mazllami, njofton TeleshkronjaPost.com.

Gazetari dhe analisti Valon Syla ka bërë të ditur se ishte duke diskutuar në emisionin Pressing në T7, ku ai është analist. Sulmuesit, sipas tij, i kishin ndjekur duke u përcjellë me mjetin e tyre nga ndërtesa T7 deri në vendin ku u ndalën për takim me disa gazetarë të tjerë, përfshirë Ilir Mirenën dhe Leonard Kerqukin.

Ndërkohë, ata kishin zgjedhur kafeterinë Image në Breg të Diellit për takim dhe ishin sulmuar pikërisht para shkalleve të hyrjes në lokal nga tre persona, në dukje islamikë fanatikë.

Syla beson se sulmi ka të bëjë me reagimet e tij rreth “Mulla Mercedesit” dhe ngjarjeve në Gjykatën Speciale, që sipas tij, nuk i ka pelqyer këtij komuniteti militant islamik, duke nxitur një sulm fizik të pamenduar.

Gazetari Syla ka marrë lëndime të rënda në kokë dhe dorën e majtë dhe ka raportuar sulmin në polici dhe në media, shkruan Teleshkronja Post.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe organizata më e madhe e gazetarëve në Europë kanë dënuar këtë akt të dhunës ndaj gazetarëve dhe kërkojnë nga autoritetet që të gjejnë dhe dënojnë autorët e sulmit.

Ministri Xhelal Sveçla, ka njoftuar se janë identifikuar sulmuesit e gazetarit Valon Syla. Ai e ka dënuar sulmin ndaj Sylës, derisa ka shtuar se kryesit e këtij akti do të sillen shumë shpejt para drejtësisë.

Vlen përmendet se nuk është hera e parë që sulmohet Valon Syla.