Zbulohet nga kush u shkaktua zhurma e mbrëmshme në Prishtinë
Gjatë mbrëmjes së djeshme kryeqytetasit u shqetësuan pasi dëgjuan një zhurmë të çuditshme e cila erdhi si pasojë e një prishje në njësinë A4 të KEK-ut.
Lidhur me këtë, Gazeta10 ka kontaktuar zëdhënësin e KEK-ut, Skënder Bucollin i cili tregoi se nuk ka diçka për të u shqetësuar pasi që kjo zhurmë ka ndodhur si shkak i një prishje.
“S’ka diçka për t’u shqetësuar. Mbrëmë rreth orës 23:55 për shkak të lidhjes së shkurt të stabilimentit të KOSTT-it, njësia A4 është shkyç nga rrjeti dhe si pasojë janë krijuar disa zhurma, në intervale sekondash. Këso raste kanë ndodhur edhe më herët. Aktualisht edhe njësitë e ekspertëve të KOSTT-it e KEK-ut duke punu për ta eliminuar atë defekt dhe me kthy në funksion” ka thënë Bucolli për Gazeta10.
Tutje, Bucolli ka thënë se kjo zhurmë ka ndodhur edhe më herët dhe aktualisht janë duke punuar që të rregullohet defekti.