VIDEO: Momenti kur Krasniqi e detyroi Timur Nikarkohev ta dorëzojë meçin

Boksieri shqiptar Robin Krasniqi ka fituar me nokaut teknik ndaj numrit një të Belgjikës, Timur Nikarkohevin.

35 vjeqari nga Kosova ishte shumë më i mirë se belgu në raundet e parë duke dhënë disa goditje të bukura, e njëkohësisht duke qenë shumë i kujdesshëm pasi u mbrojt më së miri.

Në sekondat e fundit të raundit të pestë, Krasniqi i dha disa goditje në kokë belgut e pastaj kur ishte pranë ta nokautonte këtë të fundit e shpëtoi gongu.

Pas një pushimi disa sekondash, boksieri e dorëzojë meçin pasi nuk ishte në gjendje të luftonte më. Më poshtë mund të shihni momentin, shkruan Teleshkronja Post.

Krasniqi para fitores kishte thënë se do që do të jetë edhe njëherë kampion i botës. Kështu deklaroi në një intervistë për Klan Kosova, ku foli edhe për ndeshjen ndaj Timur, ku tha që pret një fitore të madhe.

“Besoj që kam një karrierë të gjatë dhe gjithë kjo u kanë një shkollë një mësim tash e pas kam çka me tregu, dua me kanë edhe njëherë patjetër kampion i botës”.

Robini shpreson se për titullin e botës ka gjasa që mund të luftojë për të gjatë këtij viti, përcjellë Teleshkronja Post.

“Shpresoj se edhe këtë vit të ndodhë, rastet janë shumë të mira, sidomos versioni i IBO, e ndiejnë se e kanë një borxh ndaj meje. Kështu besoj se mundësia do të jetë shumë e shpejtë”.

Robin Krasniqi tash ka 52 fitore dhe 7 humbje në karrierë. Dhe së fundi ka boksuar me 9 tetor 2021, ku ka humbur nga Dominick Bozell./TeleshkronjaPost/

- Teleshkronja Post https://teleshkronjapost.com/video-momenti-kur-krasniqi-e-detyroi-timur-nikarkohev-ta-dorezoje-mecin/