Beatrix Ramosaj jep ‘mesazh’ pas lojës së Kristit me Kejsin

Big Brother është ndër formatet më të pëlqyera në vendin tonë. Personazhet pjesëmarrëse kanë fituar simpatinë dhe vëmendjen e publikut, duke i mbërthyer para ekranit me orë dhe ditë të tëra.

Kristi dhe Keisi kanë krijuar një marrëdhënie të lezetshme brenda shtëpisë. Që prej hyrjes së Keisit, loja e tij thuajse ka ndryshuar, që kur ai dhe Keisi i kanë shprehur pëlqimin njëri-tjetrit.Ai më parë, ka treguar që një vajzë e pret jashtë shtëpisë dhe se është në një lidhje.

Duket se po përsëritet situata e vitit të kaluar në Big Brother Vip Albania. Situata mes Kristit dhe Kejsit, po bën të kujtohet historia mes Donaldit dhe Triksës.

Lexo edhe: Sabiani shpërthe prapë në Instagram daj Kristit: ‘Çapaçul që luan me disa porta’

Beatrix, deri sa po transmetohej spektakli, ndan në rrjete sociale këngën e saj dedikuar Donaldit, “Më ndikon”. Beatrix, me këtë nënkupton se Kejsi, po kalon në rrugën të cilën ajo kaloi një vit më parë./kosovarja/

- Teleshkronja Post https://teleshkronjapost.com/beatrix-ramosaj-jep-mesazh-pas-lojes-se-kristit-me-kejsin/