Pas Kurtit, Baton Haxhiu akuzon Lumir Abdixhikun dhe familjen e tij.
Haxhiu pati kritika edhe për PDK-në dhe partitë tjera opozitare. Por goditjen më të rëndë e ruajti për Lumir Abdixhikun, kryetarin e LDK-së.
Gazetari Baton Haxhiu gjatë së martës ka publikuar një shkrim të gjatë ku flet për politikën dhe akterët e saj në Kosovë.
Ai në kritikat e tij nuk ka ka kursyer asnjë nga liderët e partive politike por edhe përfaqësues të ndryshëm qeveritar e deputetë.
“Pjesa tjetër, ndërkaq, është punë e njohur. Lumiri kur vie puna te çëshjet e mëdha me Serbi zakonisht e mbyllë gojën sepse e di shumë më mirë se ne me çfarë punë merret një pjesë e familjes së tij”, ka shkruar ai.
Për kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi tha se po heshta “për shkak të shumë kusureve të tij që ia ka zbuluar Faton Peci e Albin Kurti, edhe për shkak të përcaktimit të tij të prerë për ta tjetërsuar PDK-në në një klub të përdalë gastronomësh.
“Si ka mundësi, Partia Demokratike e Kosovës, pasardhësja e UCK-së, të shitet deri në këtë ditë e të tmerrohet deri në palcë nga një Albin Kurt, i cili ua ndajti sistemin energjetik të Kosovës ndër sy? Këto janë pasoja kur braktisen idealet e partia në emër të qytetarisë iu besohet pianecëve, narkomanëve dhe tenderomanëve profesionist”,