Xhuli: “Babai i im e ka pasur në klasë Azem Galicën”, harron që ai ka vdekur në vitin 1924 [VIDEO]
Ish-missi Xhuliana Nura, banorja e “Big Brother VIP Kosova” ka zhvilluar një debat në dhomën e gjumit me Stresin dhe Mbresën.
Duke diskutuar për rëndësinë e “odave” në kohët e vjetra, ku Mbresa ka deklaruar se ka pasur familje patriarkale, Xhuli ka thënë se di shumë për historinë e odave.
Ajo ka thënë se në oda kanë qëndruar edhe gratë, që janë konsideruar “burrnesha”, duke përmendur këtu Shotë Galicën.
“Pse e din ti a?”, e ka pyetur Mbresa-Xhulin.
E këtu Xhuli si duket “ia huç” pak temës, duke shkuar edhe më larg e duke deklaruar se e di nga babai i saj.
“E di prej babit, se babi e ka pasë në klasë burrin e Shotës, Azemin”, ka thënë Xhuli.
Pas kësaj, ishte Stresi ai i cili kthehet dhe e pyet Xhulin sa vjeç i ka babai i saj.
“Babi i ka 64 vjeç”, ka thënë Xhuli, duke dëshmuar kështu me një llogari të thjeshtë se babai i saj ka lindur në vitin 1959.
Këtu ndodh edhe mospërputhja e fjalëve të Xhulit, pasi që nëse babai i saj ka lindur në vitin 1959, nuk ka mundësi të ishte në klasë me Azem Galicën, i cili ka lindur në vitin 1889 dhe ka vdekur më 15 korrik të vitit 1924.