‘Je e harruar, bëj valixhen gati’, Efi kapet keq me Dea Mishel, ajo i kthehet: Jam më e forta
Efi dhe Dea Mishel janë përfshirë në një debat të ashpër. Dea Mishel i’u drejtua Efit duke i thënë se u përpoq të fliste me të para se ajo të dilte nga shtëpia, por ajo zgjodhi të mos e bënte.
Efi nga ana tjetër tregoi qartë që do luftojë ta nxjerrë Dean nga shtëpia pasi ishte ajo që e eliminoi nga loja, njofton TeleshkronjaPost.
Pjesë nga debati:
Dea: Ti bën zhurmë nëpër shtëpi
Efi: Të shqetësoj vërtet shumë, do të bëj të ikësh. Je e harruar moj zemër je në cep.
Dea: Jam në krye moj Efi.
Efi: Ke qenë në nominime me të rinj. Dua të bësh valixhen gati.
Dea: S’bëhen gjërat me inat, bëhen me dashuri. Jam konkurrentja më e fortë në këtë shtëpi.