E FUNDIT: Lirohen qytetarët e Kosoves të arrestuar nga Serbia
Lirohen dy qytetarët e Kosovës, të cilën ishin arrestuar në Serbi nga policia serbe.
Njeri familjar i njërit nga të arrestuarit e ka konfirmuar këtë informacion për gazetës Nacionale.
“Sapo janë liruar nga Gjykata Kushumlisë dhe janë duke ardhur në Kosovë”, ka thënë ai.
Sa per informacion, dje janë kidnapuar edhe 3 policë të Kosovë brenda territorit të Kosovës dje nga njesitë speciale serbe, transmeton Teleshkronja Post.
Policët ishin kidnapuar në fshatin Bare, në kufi me Serbinë. Serbia në anën tjetër kishte ngritur pretendime tjera duke thënë se ata ishin arrestuar në brendi të territorit të saj.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka deklaruar se ky veprim i Serbisë ishte bërë në shenjë hakmarrjeje për arrestimin e Millun Millenkoviq Llunes në veri të Kosovës.
Nacionale ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës, por të cilët thanë se nuk kishin informacione për lirimin e policëve.
KFOR-i në anën tjetër vazhdon të qëndrojë i heshtur për gjithë këtë ngjarje, ashtu si edhe faktorët tjerë ndërkombëtarë. /TeleshkronjaPost.com/