Efi flet për Big Brother, tregon për herë të parë se kishte menduar disa herë largimin

Dalja e saj nga “Big Brother VIP” revoltoi gjithë shqiptarët, por Efi është shumë e lumtur për rrugëtimin e saj dhe që doli kryelartë nga reality-show.

Në një intervistë për “TAR”, ajo ka treguar se çfarë “e bezdiste dhe nevrikoste” më shumë brenda shtëpisë, që më pas bëheshin shkak edhe për debatet e saj me tone të ngritura, transmeton TeleshkronjaPost.

Ja qfarë ka për të thënë Efi:

- Teleshkronja Post https://teleshkronjapost.com/efi-flet-per-big-brother-tregon-per-here-te-pare-se-kishte-menduar-disa-here-largimin/

“Kushdo personazh që të ishte(nga ata që debatonte), siç edhe u pa unë jam shumë njeri i drejtë, ndoshta është e gabuar ndonjëherë, por mua më doli që bëra shumë mirë që isha ashtu. Fakti që ti je i rrethuar 24 orë me kamera dhe ty të shikohet çdo lëvizje që ti bën dhe ti mendon se njerëzit nuk e shohin, mua kjo gjë më acaronte dhe tjetra është që ti përpiqesh të tregohesh i sjellshëm dhe i mirë dhe nuk e lë veten të lirë të tregosh atë që je, sepse shumica nga banorët në këtë pikë kanë dalë keq jo duke qenë të këqinj, por thjesht fakti që e ndrydhin veten edhe përpiqen të nxjerrin diçka që nuk janë, normal që do dalin keq.”

Ajo tutje vazhdoj: “Ti e kupton që sado do mundohesh të shtiresh, sado ta mbash veten një muaj mezor, ka nga ato fragmentet e vogla që ti e tregon automatikisht se kush je dhe të prishet komplet imazhi. Më mirë lëre veten të qetë dhe shijoje sepse për mua kjo ishte gjëja më kryesore”-tha ajo.

Ndërkohë Efi zbuloi se ka kërkuar disa herë të dalë nga reality show, duke treguar edhe arsyen pse:

- Teleshkronja Post https://teleshkronjapost.com/efi-flet-per-big-brother-tregon-per-here-te-pare-se-kishte-menduar-disa-here-largimin/

“Normalisht që ka pasur momente që kam dashur të dal, realisht kam dashur por jo për faktin që unë e kam ndjerë veten të dobët, por për faktin se unë e kam ndjerë veten superiore. Shikoja disa lloje debatesh që nuk doja të përfshihesha, zgjodha që të qëndroj në heshtje ose të mbyllem në dhomë dhe të rrija me dy persona që kisha dëshirë dhe po e ndjeja veten që nuk po luaja. Po thoja me vete që: “Kush është në të vërtetë loja dhe pse të gjithë po e përdorin këtë fjalë?” dhe po më bezdiste pafundësisht shumë. Për mua loja është pikërisht kjo, menaxhimi i nervave, i situatave, përgjigjja e duhur. Jo të luash sepse duhet të bësh një rol, këtë gjë banorët e këtij viti e kanë kuptuar gabim. Kjo nuk më pëlqen fare.”/TeleshkronjaPost/

Lexo edhe: Historia e Efit, vajza që u bë e njohur nga Përputhen dhe ngriti një publik në këmbë