Eskalon debati në PRIME, Luizi: ‘Je mashtruese’, ndërsa Efi: ‘Shko p*rdhu ti dhe ajo që të bëri’
Konkurrenca dhe rivaliteti janë pjesë e zakonshme të realitetit televiziv Big Brother Albania. Në emisionin e fundit të PRIME, situata u përkeqësua shumë për dy konkurrentët, Efi dhe Luizin, kur ata u përfshinë në një debat të ashpër.
Gjithë javën para PRIME të sotëm, Luizi akuzonte Efin. Luizi tha se Efi ishte mashtruese dhe po përpiqej të ndikonte të tjerët në shtëpi dhe në publik, shkruan TeleshkronjaPost.
Efi, nga ana tjetër, ishte e zemëruar dhe e tronditur nga akuzat e Luizit. Ajo nuk kishte pritur një sulm të tillë dhe filloi të justifikohej dhe madje në dhomën e rrëfimit kishte thënë:
“Nëse nuk e do miqësinë dhe mirësinë time, atëhere shko pirdhu ti dhe ajo që të ka bërë.”
Në këtë moment, debati mes tyre u bë akoma më i ashprë. Ata filluan të futen në një debat të gjatë, duke hedhur akuzat njëri-tjetrit.
Luiz pasi dëgjoj fjalët e Efit, filloj një shpjegim të tij me këto fjalë:
“Duke marrë parasysh marrëdhënien me Efin dhe videon që pashë, pasi u rikthye, kam parë në sy Efin dhe Kiarën. Kjo është një lojë që do mbarojë. Kjo vajzë (Kiara) do jetë në shtëpi me mua, nëse më gënjen mua këtu nuk do jetë më me mua jashtë. Sa hapi gojën e kuptova që është në rregulll Kiara dhe jo Efi. Mënyra se si po silllej Efi me mua ishte shumë e dashur, kërkoi të dalë, nuk doja të isha unë ai që do ta bëntë të dilja. E kam dashur Efin këtu brenda. E kam ndaluar të ikë, i kam thënë rri. Unë e vëzhgova me syrin tim dhe më bëri përshtypja dalja e saj e preferuar, ku ka banorë të tjerë që duhet të jenë të preferuar. Erdhi Efi me dy javë dhe doli e preferuar. Nga kjo arrita në konkluzionin që ka bërë një lloj viktimizimi që publiku e do këtë gjë. Mua si Luiz nuk më bën keq, por dua Kiarën finaliste.“
Efi në anën tjetër ia ktheu Luizit:
“I kam thënë Luizit nëse kalon limitet do të heqë vizën. Nëse ky njeri arrin mua të më ulë, unë nuk e llogarisë se kush është, këtë kam thënë dhe në video. Por, për aq kohë sa e kam respektuar dhe prapë do e respektoj unë e mirëkupoj lojën tënde. Nëse nuk respekton miqësinë me mua, nuk tolerojë.”
Ndërkohë, të tjerët në shtëpi po përpiqeshin të ndërhyjnë për të ndaluar debatin. Ata ishin të ndarë në opinionet e tyre për këtë debat.
Efi dhe Luizi janë zgjedhur nga publiku si më të preferuarit në këtë pikë të lojës nga televotim i PRIME të kaluar.
Një grup i njerëzve besonin se Efi ishte përgjegjëse për marrëdhënien e Luizit me Efin dhe Kiaran, ndërsa tjerët besonin se ai ishte në gabim dhe po përpiqej të mbulonte dobësitë e veta./ TeleshkronjaPost.com