Jasharaj: Qeveritë Haradinaj, Mustafa e Hoti hapnin dyert për ne, Kurtit ia dërguam 82 letra dhe s’ka asnjë takim

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, në “Pressing” të T7 ka folur rreth bashkëpunimit që kjo sindikatë ka pasur me qeveritë e kaluara.

Ai tha se të gjitha qeveritë e kaluara i kanë pasur dyert e hapura për dialog me SBASHK-un, por një gjë të tillë nuk e kanë edhe në raport me Qeverinë Kurti II.

“Te të gjitha qeveritë tjera dyert e dialogut kanë qenë të hapura, besoni edhe kur hynëm në grevë në qeverinë Haradinaj, që zgjati 3 javë, asnjëherë nuk e ka mbyll derën, 6 herë jemi takuar, ka dërguar pjesë të kabinetit të tij tek në, në cçdo qeveri edhe te zoti Mustafa i kemi pasur dyert e hapura, edhe me zoti Hoti”, ka thënë Jasharaj.

“Po iu betohem këtu, nga ardhja e qeverisë Kurti 2, kemi dërguar letra… 82 shkresa i janë drejtuar Kurtit dhe minsitrave për takim, shkresa e parë ka qenë që t’ia themi hallet tona, asnjë takim nuk ka ndodh. Mbi ddhjetëra letra ka dërguar SBASHK-u, asnjë takim”, tha Jasharaj.

Ai tha se janë takuar me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, për të cilën tha se ia dinë kompetencat, pasi ai shton se ajo kërkesave që lidhen me anën buxhetore nuk mund t’iu thotë “po as jo”, e njëjtë as ligjit për paga.