Ka nisur takimi Albin Kurti – Aleksander Vuçiq në Bruksel

Ka nisur takimi i përbashkët mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksander Vuçiq në Bruksel në prani të ndërmjetësve europianë.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell dhe emisari Miroslav Lajçak, nga ora 15:00 kanë zhvilluar takime të ndara me dy udhëheqësit.

Në fillim u mbajt takimi me Kurti, pastaj me Vuçiqin, transmeton TeleshkronjaPost.

Ndërkaq, pas këtij takimi të përbashkët pritet një konferencë për media nga kryediplomati i BE-së.Për mbajtjen e takimit ka njoftuar edhe faqja zyrtare e BE-së.

- Teleshkronja Post https://teleshkronjapost.com/ka-nisur-takimi-albin-kurti-aleksander-vuciq-ne-bruksel/