Katër të lënduar nga aksidenti mes trenit dhe veturës në Fushë-Kosovë
E FUNDIT – Policia e Kosovës njoftoi se katër persona janë lënduar në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Fushë-Kosovë të mërkurën, në orën 16:50, pasi treni që qarkullon në drejtimin Prishtinë-Pejë, është akisdentuar me një veturë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i tha KOHËS se të lënduarit janë nga vetura, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë emergjenca dhe njësitet kompetente policore.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, transmeton TeleshkronjaPost.
Policia iu ka bërë thirrje pjesëmarrësve në rrugë, veçanërisht drejtuesve të automjeteve, që të jenë vigjilentë dhe t’i respektojnë shenjat e trafikut, si dhe të kenë kujdes të shtuar.