Kristi reagon me ironi për këngën e Keisit
Vendi i dytë i Big Brother VIP Albania 2, Kristi ka reaguar për herë të parë pasi kënga e re e Keisit u përfol si ‘diss’ ndaj tij.
I ftuar në “Shqipëria live”, Kristi u shpreh se nuk e sheh shumë lidhjen e këngës me të prandaj sipas tij Keisi mund ta ketë për dikë tjetër, njofton TeleshkronjaPost.
“Nuk e kam dëgjuar këngën me vëmendje. Dëgjova vetëm bye bye”, tha Kristi. N
Ndërsa moderatorja Erjona Rusi i përmendi një pjesë nga teksti kur Keisi thotë: “Kur thua që s’ta ndjen, ty ta ndjen”…
“Jo kam qenë shumë i sinqertë. Kur thashë që s’më intereson, nuk më intereson vërtet. Ky mund të jetë tekst për shumë çuna. Mund të jetë për ndonjë ish tjetër”, u përgjigj Kristi.
Kristi dhe Kejsi patën një lidhje mes tyre shumë të shkurtër sa ishin brenda në shtëpinë e Big Brother Albania. Fillimisht kishin kimi shumë të mirë dhe kaluan pa probleme.
Megjithatë, nga jashtë babai i Kejsit, Sabiani hyri në Big Brother duke trazuar tërësisht lidhjen mes tyre. / TeleshkronjaPost.com