Përfundon takimi Kurti-Escobar-Lajçak, tri kërkesa nga ndërkombëtarët
Të dërguarit special për dialogun Kosovë-Serbi, emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe i dërguari special i BE-së, Miroslav Lajçak kanë përfunduar takimin me kryeministrin e Kosovës, pas zhvilimeve tensionuse në veriun e Kosovës.
Fillimisht ishte planifikuar që takimi ishte paralajmëruar të niste në orën 20:00, mirëpo nisi më shumë se 30 minuta më vonë.
Pas takimit, Gabriel Escobar ka thënë se në Kosovë ka ardhur si përkrahës i madh i shtetit të Kosovës, transmeton TeleshkronjaPost.
Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar ka thënë se në Kosovë vjen si përkrahës i madh.
Dy emisarët deklaruan se kishin tri kërkesa gjatë takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin: qetësimin e situatës në terren në veri, mbajtjen e zgjedhjeve të reja dhe kthimin në Dialog me Serbinë.
Ai ka thënë se e do më të mirën për Kosovën.
“Është një unitet i madh transatlantik, mes SHBA-së, BE-së e NATO-s, që ka paraqitur kërkesat e njëjta. Shpresoj të dëgjohemi. Jemi në fillim të misionit. Një gjë dua të them, erdha këtu si përkrahës i madh i Kosovës. Dam më të mirën për Kosovën, të arrijë të gjitha aspiratat. Jemi përkrahësit më të mëdhenj të sigurisë suaj, pavarësisë, sovranitetit, e integritetit territorial tuaj. Po kërkoj vetëm të dëgjohemi”, tha Escobar.
Lidhur me situatën në veri të Kosovës, Escobar ka thënë se ka përpkjekje për një formulë për harmoni mes komuniteteve.
Po ashtu, Gabriel Escobar ka dënuar sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it në Zveçan. / TeleshkronjaPost.com