Takimi enigmatik i Memlit me Albinin në sallën C301
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.
Burime të Nacionale bëjnë të ditur se Kurti dhe Krasniqi janë takuar në sallën me numër C301 të Kuvendit të Kosovës.
Deri më tani nuk dihet arsyet e takimit mes tyre.
Takimi i tyre vjen pas vizitës së emisarit special të BE-së, Miroslav Lajçak në Kosovë dhe takimi të tij me liderët opozitar.
Nacionale ka provuar të kontaktojë edhe me zyrtarë të Qeverisë dhe ata të PDK-së, mirëpo asnjëra palë nuk kanë qenë të qasshëm në thirrjet e gazetës.