Bosch këshillon Kosovën: Nganjëherë duhet të japësh diçka, sepse miqtë e mëdhenj po ta kërkojnë

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka komentuar tensionet në veri. Për situatën atje ai përgjegjës e ka bërë presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Megjithatë, ai ka kërkuar nga Kosova që të dëgjohen aleatët ndërkombëtar dhe kërkesat dhe këshillat e tyre.

Sipas tij, Kosova duhet t`i plotësojë kërkesat e aleatëve të saj, transmeton Teleshkronja Post.

“Nganjëherë duhet të japësh diçka, sepse miqtë e mëdhenj po ta kërkojnë atë, sepse situata është tejet e ndjeshme, mençuria është gjëja e duhur jo kryeneqësia. Topi duhet të vihet në anën tjetër”, ka deklaruar Bosch.

Në një intervistë për RTK, ai është shprehur i habitur më kërkese e BE-së për zgjedhje të reja në veri.

“Problemet janë krijuar nga Vuçiqi dhe miqtë e tij dhe është paksa e çuditshme që Borrell të kërkojë nga Prishtina të sigurojë zgjedhje të reja”, është shprehur Bosch.

Diplomati holandez ka bërë me dije se kjo çështje është dashur t`i shtrohet Vuçiqit, meqenëse ai i ka penguar serbët që të marrin pjesë në zgjedhjet e 23 prillit.

/ Burimi i lajmit: Nacionale.com