Edi Rama “godet” KFOR-in për policët e Kosovës: Jemi 100% të fokusuar tek lirimi i tyre
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përsëri sot përmes një postimi në Twitter, lidhur me rrëmbimit të tre efektivëve të policisë në Kosovë. Edhe pse ditëve të fundit ka kritika ndaj kryeministrit Kurti dhe Kosovës duke kërkuar kordinim me aleatët ndërkombëtarë.
Rama shkruan se efektivët duhet të kthehen sa më parë në shtëpi, teksa shton më tej se që prej ditës së djeshme qeveria shqiptare është fokusuar tek lirimi i tyre, transmeton Teleshkronja Post.
Një ditë më parë Rama tha se po priste që KFOR të dilte në konkluzione në lidhje me arrestimin e 3 efektivëve të policisë së Kosovës, ndërsa sot thekson se si duket nuk do të dalin me konkluzione publike për vendndodhjen e tre policëve.
Për Ramën, s’ka asnjë paralele mes tre policëve dhe personit me precedentë kriminalë të arrestuar nga policia e Kosovës në Veri.
Reagimi i plotë i kryeministrit shqiptarë, Edi Rama në Twitter:
- Mesa duket KFOR-i nuk do të dalë me konkluzione publike për vendndodhjen e tre policëve të Kosovës.
- Pavarësisht pretendimeve të ndryshme për vendndodhjen, ata duhet të kthehen sa më parë në shtëpi!
- Qysh dje ne jemi 100% të fokusuar tek lirimi i tyre!
- Nuk ka asnjë paralele mes tre policëve dhe personit me precedentë kriminalë të arrestuar nga policia e Kosovës në Veri!
- De-eskalimi mbetet prioriteti i prioriteteve dhe pikat e vendosura nga bashkësia euro-atlantike duhen përmbushur një orë e më parë.
1. Mesa duket KFOR-i nuk do të dalë me konkluzione publike për vendndodhjen e tre policëve të Kosovës.
— Edi Rama (@ediramaal) June 15, 2023
2. Pavarësisht pretendimeve të ndryshme për vendndodhjen, ata duhet të kthehen sa më parë në shtëpi!
3. Qysh dje ne jemi 100% të fokusuar tek lirimi i tyre!