ZYRTARE: Reagon KFOR-i për kidnapimin e policëve nga Serbia

KFOR-i ka reaguar për kidnapimin e 3 zyrtarëve policorë të Republikës së Kosovës nga forcat speciale të Serbisë, shkruan Teleshkronja Post.

Në një komunikatë të publikuar në rrjetin social Twitter ata thonë se “është e paqartë” se ku janë arrestuar tre policët e Kosovës bazuar në informacionet e dy palëve.

Në deklaratë theksohet edhe marrëveshja e me FSK-në për shkuarjen në veri, e cila mund të bëhet vetëm me lejen e NATO-s, shkruhet në deklaratë.

Ky është reagimi i plotë nga KFOR-i:

Pas ndalimit të 3 oficerëve të PK-së, KFOR-i ka shqyrtuar vendndodhjen e ngjarjes dhe ka biseduar me përfaqësues të institucioneve në Kosovë dhe të autoriteteve serbe. Bazuar në të dhënat e disponueshme, mbetet e paqartë se ku ndodheshin policët e PK-së në momentin e arrestimit.