Kush janë personat e maskuar në protesta në veri të Kosovës?
Eksperti i njohur i sigurisë, Agim Musliu ka shprehur shqetësim në lidhje me protestat e serbëve në veri të Kosovës, si Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveqan.
Drejtori i Institutit për Siguri “OCTAPUS”, ka thëne se disa përsona që po i prijnë protestave në veri janë të maskuar dhe po nxisin veprime të dhunshme, shkruan TeleshkronjaPost.
Ai në një intervistë tër “Kanal10” ka shprehur opinionin e tij në lidhje me këtë temë. Momentalisht protestat po vazhdojë dhe sipas disa raportimeve priten trazira në veri të Kosovës, të cilat po nxiten nga Beogradi.
Këto janë disa nga fotografitë që ka siguruar eksperi i sigurisë, Agim Musliu:
#OCTOPUS is concerned about the presence of Serbian-Russian criminal structures in the protests in the north of #Kosovo. Masked people, led by members of the #Serbian security institutions, is a good opportunity for the infiltration of criminal groups close to #Russia. pic.twitter.com/vhovJelG4i
— Agim Musliu (@agim_musliu) May 29, 2023
Ata që po i udhëheqin këto protesta, shumica prej tyre janë policët e dorëhequr nga komuniteti serb në veri, të cilët ishin pjesë e Policisë së Kosovës deri pak para fundvitit 2022.
Kjo është intervista ku ai e shpjegon më saktë këtë situatë në lidhje me personat e maskuar që po udhëheqin protestat në veri: