Mijëra njerëz protestojnë kundër qeverisë dhe Vuqiqit në Beograd/Serbi
Protestat “Serbia kundër dhunës” kanë ndodhur ditët e fundit si një nga mitingjet më të mëdha që kur demonstratat shkaktuan rënien agresorit Slobodan Millosheviç mbi dy dekada më parë.
Dhjetëra mijëra u mblodhën të shtunën për protestën e pestë anti-qeveritare këtë muaj në kryeqytetin e Serbisë, Beograd.
Protestat pasuan të shtënat masive në fillim të majit që lanë 18 të vdekur dhe plagosur disa të tjerë. Nëntë nga të vdekurit ishin nxënës në një shkollë fillore në Beograd, të cilët u qëlluan me armë nga një nxënës 13-vjeçar.
Demonstratat kanë ndikuar në zemërimin e zjarrtë ndaj partisë në pushtet mbi atë që protestuesit thonë se është një kulturë dhune e nxitur nga qeveria dhe mediat që ata kontrollojnë, raporton TeleshkronjaPost.
Protesta e kësaj jave, e organizuar nga disa parti opozitare pro-evropiane, fillimisht ishte planifikuar për të premten, por u shtye si një masë paraprake pasi grupet e ekstremit të djathtë njoftuan se do të paraqiteshin.
Demonstruesit duan gjithashtu që qeveria të revokojë licencat e transmetimit të kanaleve televizive që promovojnë përmbajtje të dhunshme dhe një ndalim të gazetave pro-qeveritare që nxisin tensione duke synuar disidentët politikë.
Ata kërkojnë gjithashtu dorëheqjen e ministrit të brendshëm, kreut të shërbimit inteligjent dhe presidentit Vuçiq, transmeton TeleshkronjaPost.
Kritikët kanë akuzuar për vite me radhë presidentin serb Aleksandar Vuçiq se po mbështetet gjithnjë e më shumë në masat autokratike për të mbajtur opozitë nën kontrollin e tij ashtu mediat dhe institucionet shtetërore.
Vuçiq i cilësoi protestat si një marifet “politik” dhe hodhi teori konspirative rreth fuqive të huaja që dyshohet se orkestrojnë tubimet për ta rrëzuar atë. / TeleshkronjaPost.com