Nervozohet Vuçiq: Nuk do të ketë Kosovë të pavarur
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i pyetur sot nga një gazetar që të komentojë deklaratën e të dërguarit special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Sarrazin tha se nuk do ta lejojë “Republikën Srpska” në Kosovë, deklaroi se rreth kësaj vendosin serbët dhe shqiptarët, dhe i la porosi diplomatit gjerman që nuk do të ketë as pavarësi të Kosovës ashtu siç kanë planifikuar.
“Nuk e kam ditur që ai ka thënë këtë – se nuk do ta lejojë, kam menduar se për këtë vendosin serbët dhe shqiptarët. Nuk e kam ditur që rreth kësaj vendosin gjermanët, por është mirë që Sarrazin atë e tha publikisht, pasi gjermanët veçse kishin vendosur tashmë për disa plane, mirë është që ai na e tha këtë publikisht”, deklaroi ai, shkruan Tanjug.