Rama e lë Kurtin të presë, përgjegjësja e protokollit e shikon orën.
Në orën 11:00 është planifikuar pritja e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk ka mbërritur bashkë me ministrat e tij në vendtakimin e caktuar ku do të mbajë mbledhjen e përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe anëtarët e kabinetit qeveritar të Kosovës.
Kurti po e pret ende Ramën, ndërsa shefja e protokollit në Kryeministri, Shenaj Shala e shikonte orën.