Ramush Haradinaj: Albin Kurti është dashuruar në planin e ndarjes së Kosovës

Ish-kryeministri i Kosovës dhe kryetari historik i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “është i dashuruar në planin e ndarjes së Kosovës”.

Komente të tilla ai bëri sonte. Kështu ka thënë ai në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, kupo diskutohet për zhvillimet e fundit në veri të vendit, njofton TeleshkronjaPost.

“Kurti duhet ta ketë një zor që po ka dëshirë ta nxitë një luftë diku, ose mund të jetë fakti që është dashuruar në plani e ndarjes së Kosovës. Ekziston një dyshim që Kurti që t’i shpëtojë Asociacionit po do ta ndajë Kosovën”, ka thënë ai.

I pari i AAK-së, ka vlerësuar se veriu i Kosovës nuk mund të ndahet as nga politikanët e as nga bandat kriminale.

“Është Amerika, sistemi i tyre she i sigurisë është vërtetë i qëndrueshëm. Është aleat i yni, e ndihmojmë veten duke bashkëpunuar. Në këto çështjet e korrupsionit, i kam thënë Kurtit ndaju nga të korruptuarit sepse nuk jetohet në vazhdimësi me atë logjikë kur ti je me atë që i ka prangat në duar. Te ndarja e veriut prapë i them Kurtit që veriu nuk mund ta ndajë nga politikanët, është çështje e sigurisë, nuk ka mundur ta ndajë askush, as bandat kriminale”, shtoi ai.

Pavarësisht se AAK dhe Haradinaj kishin përkrahur qeverinë e Kosovës për pranimin e planit franko-gjerman, por nuk po e përkrahin për këto veprime në veriun e Republikës së Kosovës. / TeleshkronjaPost.com