Shqipëri-Kosovë pa kufij, ja marrëveshja që do nënshkruhet.
Ministri i Brendshëm Bldi Çuçi ka prezantuar sot marrëveshjen që do nënshkruhet për krijimin e lehtësirave të kalimit në kufirin Shqipëri-Kosovë dhe anasjelltas.
Ministri Çuçi tha “Protokolli i parë që do nënshkruajmë me homologun Svelça që përgjatë periudhës së verës dhe gjatë fundjavave kur ka fluks lëvizjeje nga të dyja krahët ne do ta lehtësojmë plotësisht. Nëpërmjet protokollit të parë që do nënshkruajmë do përcaktojmë që prej 1 qershorit deri në 1 shtator, për çdo fundjavë dhe çdo ditë feste shtetërore në kufijtë tanë shtetasit e Kosovës dhe Shqipërisë do kalojnë pa qenë nevoja e regjistrimit nga organet kufitare në mënyrë që të mos krijohet asnjë radhë apo vonesë për qytetarët në të dyja anët”.
Rama kerkon mbledhjen e dy kuvendeve.
Ai këtë propozim e bëri meqë është afër 110 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë, “në funksion të optimizmit që kthehet në entuziazëm”.
Rama tha se nëse dakordohen kryesitë e dy kuvendeve, ai dhe Kurti do ta adresojnë këtë dhomë të përbashkët.
Ai tha se slogani “të përbashkuar”, materializohet në Kuvendin e Përbashkët mes dy qeverive.