Ushtria e Kosovës shpëton vogëlushen 2 vjeçare në Turqi
Forcat e Sigurisë së Kosovës e kanë shpëtuar një fëmijë 2 vjeç në Turqi, derisa ende po mundohen ta shpëtojnë edhe nënën e vajzës së vogël e cila është gjallë nën rrënojat e shkaktuara nga tërmeti.
Lajmin për RTV Dukagjinin e ka konfirmuar shef i Komunikimit Strategjik në Ministrinë e Mbrojtjes, gjenerali Sefer Isufi.
“Nga informatat e fundit që i kemi këta kanë arrit me ekipet tona me detektu disa prej njerëzve në rrënoja, dektektimi është i rëndësishëm, në momentin që detektohet masat për nxjerrje janë më të lehta”, ka thënë ai.
Tërmeti në Turqi dhe Siri ka marrë jetën e më shumë se 11 mijë personave.
Ekipet e shpëtimit atje janë duke e pasur problem identifikimin dhe shpëtimin e të mbijetuarve për shkak të motit të papërshtatshëm që po mbizotëron në ato zona./TeleshkronjaPost/