Vuçiq: Jam gati të vdes, nuk e lë Serbinë në dorë të llumit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se më parë zgjedh të vdesë, sesa ta lë Serbinë “në dorë të llumit”, shkruan gazeta “Dnevni Avaz” e Sarajevës të dielën.
Ai deklaroi në një takim me lidershipin e ngushtë të partisë se do t’i shpallë zgjedhjet, pasi “është ngopur nga mashtrimet.
“Unë jam gati të vdes, më mirë se ta lë Serbinë në dorë të llumit. Do t’i shpall të gjitha zgjedhjet. Jam ngopur me të gjitha mashtrimet, jam gati të vdes, nuk kam fare frikë. Ja, po pres që ata frikacakët të vijnë të më vrasin, por nuk do t’ua dorëzoj kurrë pushtetin pa zgjedhje”, ka thënë ai.
Vuçiqi ka vendosur në gjendje të lartë gatishmërie ushtrinë serbe, qëkur nisën tensionet në veriun e Kosovës (26 maj).
Javët e fundit presidenti serb po përballet me protesta dhe probleme të brendëshme, mijëra njerëz protestojnë kundër qeverisë dhe Vuqiqit në Beograd/Serbi . /TeleshkronjaPost.com