Vuçiq ‘n’zor të madhë’ për konferencën e Sigurisë në Mynih: Nëse Kurti shkon e ne jo, jemi në hall

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është sërish “në dilemë” nëse do të shkojë në Konferencën e Sigurisë në Mynih nga 17 deri më 19 shkurt apo jo.

Kështu së paku raportojnë mediat në Serbi, sipas të cilave, vendimi, siç u është thënë nga zyra e Vuçiqit, ende nuk është marrë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është sërish “në dilemë” nëse do të shkojë në Konferencën e Sigurisë në Mynih nga 17 deri më 19 shkurt apo jo.

- Teleshkronja Post https://teleshkronjapost.com/vuciq-nzor-te-madhe-per-konferencen-e-sigurise-ne-mynih-nese-kurti-shkon-e-ne-jo-jemi-ne-hall/

Kështu së paku raportojnë mediat në Serbi, sipas të cilave, vendimi, siç u është thënë nga zyra e Vuçiqit, ende nuk është marrë.

Por bashkëbiseduesit e “Danas” besojnë se Vuçiq duhet të shkojë atje, sido që të jetë.

Nikola Luniq, ish-atasheu ushtarak i Serbisë në Londër dhe drejtor ekzekutiv i Këshillit për Politika Strategjike mendon se ai duhet të shkojë, pavarësisht se kush është atje nga rajoni.

Kjo pasi që sipas tij, në mbledhje të tilla, takimet në skaje shpesh mund të jenë më të rëndësishme dhe më produktive sesa programi zyrtar i konferencës.

Albin Kurti - Aleksander Vuqiq - Miroslav Lajqak - Josep Borell

Kujtojmë se Konferenca e 59-të e Sigurisë në Mynih do të mbahet nga data 17 deri më 19 shkurt në hotelin Bayerischer Hof.

Gjatë tre ditëve të konferencës, pothuajse një vit nga fillimi i agresionit rus kundër Ukrainës, vendimmarrës dhe ekspertë ndërkombëtarë të rangut të lartë, duke përfshirë krerët e shteteve dhe qeverive, ministra dhe organizata të ndryshme ndërkombëtare, shoqëria civile, sektori privat dhe media do të merren me sfidat e politikës së jashtme dhe të sigurisë. /Telegrafi