Prishtina e kthen Pefqelin

Mesfushori Mërgim Pefqeli është prezantuar të enjten te skuadra e Prishtinës.

Klubi kryeqytetas ka njoftuar se Pefqeli ka firmosur kontratë dyvjeçare.

28-vjeçari sezonin e fundit ishte pjesë e Malishevës, ndërsa ka thënë se është i lumtur që po kthehet te Prishtina. Ai edhe më herët ka luajtur për Prishtinën, duke shënuar 12 gola në 75 paraqitje.

Po ashtu, Pefqeli ka bërë karrierë edhe te Llapi, Trepça ’89, Trepça, Hajvalia e Fushë Kosova.